iPhone 4, ku ta blini më lirë?

iPhone 4 ne Shqiperi

iPhone 4 ne Shqiperi

Vazhdojmë me vëzhgimin tonë mbi produktet që kanë nxjerrë në treg kompanitë e telefonisë mobile.

Produkti që kemi zgjedhur është i shumë-kërkuari iPhone 4, do t’ju tregojmë se ku mund ta blini më lirë.

Fillimisht tek Plus dhe Eagle mos e kërkoni sepse nuk mund ta gjeni në asnjë nga dyqanet e tyre.
Eagle na informon se kanë në gjendje por do të dalin në treg së shpejti.

Mbetet të shikojmë tek AMC dhe Vodafone:

Oferta e AMC
iPhone 4 – 16Gb – 85500 Lekë
iPhone 4 – 32Gb – 99900 Lekë

Oferta e Vodafone
iPhone 4 – 16Gb – 85500 Lekë
iPhone 4 – 32Gb – 102500 Lekë

Sic e shikoni për iPhone 4 16Gb cmimet janë të njëjta, ekzaktësisht të njëjta. Thua të jëtë ndonjë marrëveshje mes AMC e Vodafone kjo?? Vetëm cmimet e iPhone 32Gb ndryshojnë , të cilin mund ta gjeni më lirë tek AMC.

iPhone 4 shitet vetëm si aparat celular, nuk mund të shoqërohej me kontratë për individët për të përfituar cmim më të lirë.

Për ta bërë pak më interesant artikullin tonë po ju japim edhe cmimet e Molla Store dhe tregut informal:

Molla Store
iPhone 4 – 16Gb – 510 Euro - 71400 Lekë
iPhone 4 – 32Gb – 570 Euro – 79900 Lekë

Tregu informal *tek dollari
iPhone 4 – 16Gb – 55000 Lekë

  • riti

    mund te me thoni ku bejne riparim ekrani te iphone 4 ne Shqiperi? dhe sa kushton?

  • Aldo

    riti tek Electronic line ne Tirane, per cmimin sdi gje

  • Marseli1985

    Sa kushton iPhone 4S 32GB dhe iPhone 4S 64GB?

  • Ridian muliu

    Sa kushton i iphone 4s i perdorun ne tirane me ktheni pergjigje ju lutem