Përvec cmimit të blerjes së aparatit celular, shumë rëndësi ka edhe cmimi i BIS (Blackberry Internet Service), pa të cilin, t’ju them të drejtën Blackberry është një celular pa shumë shkëlqim.
Një lajm i mirë i kohëvë të fundit për përdoruesit e Blackberry në Shqipëri është edhe aksesi i Blackberry App World, i cili është bërë i mundur edhe për Shqipërinë.
…Mbledhja e informacioneve për cmimet e aparateve dhe shërbimin BIS ishte goxha e thjeshtë tek Vodafone në faqen e tyre zyrtare në internet, ndërsa tek AMC, na duhej të shkonim tek dyqanet e tyre. Dhe mqs jemi tek AMC edhe numri i telefonit të Media Relations është jashtë shërbimit për momentin +355(0)42275000. Ju kemi dërguar dhe mail, por me sa duket as emaili nuk ju funksionon…
Gjithsesi po ju tregojmë cmimet për të bërë krahasimet
AMC
Aparatet / Në dyqanin SAMOS tek Colin-s
BlackBerry Bold 9700 / 57000 Lekë
BlackBerry Curve 8520 / 29000 Lekë
BlackBerry Storm2 9520 / 48000 Lekë
Blackberry Torch 9800 / 770000 Lekë
Blackberry Pearl 9105 / 40100 Lekë
Blackberry Curve 9300 / 42000 Lekë
Tarifat për shërbimin BIS
1400 Lekë / muaj / 300 Mb
1700 Lekë / Muaj / 500 Mb
Duhet të theksojmë se shërbimi i BIS nga AMC i ofrohet VETËM klienëve me kontratë!
Vodafone Albania
Aparatet
Blackberry Bold 9700 / 62000 Lekë
Blackberry Curve 8500 / 32000 Lekë
Blackberry Curve 8900 / 45100Lekë
BlackBerry Storm2 9520 / 59500Lekë
Blackberry Torch 9800 / 65000Lekë
Blackberry Pearl 8110/ 45000Lekë
Tarifat për shërbimin BIS
Për abonentët me parapagesë – 50 Mb / 800 Lekë / muaj
Për abonentët me kontratë – 250 400 Mb / 1700 Lekë / muaj